Basha çel fushatën në Shkodër: Dy dashni kanë shkodranët, PD dhe Vllazninë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka çelur zyrtarisht fushatën e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në Shkodër, ku ka prezantua kandidatin demokrat, Xhemal Bushatin dhe tha se dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë

“Shkodra është kryeqendra e kombit sa i takon qytetarisë, vlerave, spirancës së kombit. Vëllezër dhe motra, dy dashni kanë shkodranët; PD dhe Vllazninë. Them se nuk ju njoh pak, por duke u njohur mirë, duke parë se si keni votuar, zgjedhje pas zgjedhjesh, që kur kam qenë fëmijë, mund ta them para jush se askush nuk i rren dot shkodranët. S’i ka rrejt Enver Hoxha për 50 vite dhe askush tjetër me asnjë marifet.”, tha Basha.

Më tej kreu demokrat tha se nëse doni një bashki që u shërben qytetarëve duhet të votojnë PD-në dhe Xhemal Bushatin

“A doni një shkodër me kryebashkiak të kontrolluar nga Edi Rama dhe Tom Doshi? A doni një kryebashkiak që ka vendos Shkodrën në funskoin të pazareve personale të Edi Ramës dhe Tom Doshit? Jo! Atëherë votoni PD, votoni Xhemal Bushatin. Shkodra është dashni, i duhet një kryebashkiak që ka forcë dhe dejtësi për të luftuar për drejtësi për çdo banor të sShkodrës. Shkodrës i duhet një kryebashkiak jo me dashni për vete por për shkodrën dhe Shkodranët”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 19.02.2022 11:59