Barometri i Turizmit i OKB-së ka njoftuar se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023.
Ky lajm u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një postim në “X”, ku shton se ndjehet i vlerësuar për këtë gjë. Ndër të tjera shton se i mirëpret të gjithë për të vizituar territoret shqiptare.
“Hej miq dhe udhëtarë! Barometri i Turizmit i OKB-së sapo ka bërë të ditur se Shqipëria është destinacioni më i mirë në Evropë për vitin 2023! Jemi të emocionuar dhe krenarë që na vlerësojnë peizazhet tona të bukura, kulturën e pasur dhe mikpritjen e ngrohtë. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar për aventura në malet tona madhështore, relaksim në plazhet tona të pacenuara ose një udhëtim nëpër rrugët tona historike, Shqipëria ka diçka për të gjithë.
Ejani dhe shikoni vetë pse të gjithë po flasin për Shqipërinë. Le të krijojmë kujtime së bashku që do të zgjasin një jetë! Mezi pres t’ju mirëpres të gjithëve”, shkruan Rama në “X”.
Hey friends and travelers! 🌟 The UN Tourism Barometer has just announced that Albania is the top performing destination in Europe for 2023! 🏔️🎉 We're thrilled and proud to be recognized for our beautiful landscapes, rich culture, and warm hospitality.
Whether you're looking… pic.twitter.com/Dx34kypo0N
— Edi Rama (@ediramaal) February 23, 2024