Barometri Ballkanik 2021: 40% e shqiptarëve besojnë se do jemi pjesë e BE-së në 2025

Ditën e sotme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) prezantoi edicioni i 7-të i Barometrit Balkanik, ku u shqyrtuan një shumëllojshmëri temash, siç janë integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, digjitalizimi, rimëkëmbja e gjelbërt, punësimi.

Fjalën hapëse për prezantimin e Barometrit Ballkanik 2021 e mbajti Sekretarja e Përgjithshmë e RCC, Majlinda Bregu dhe Alessandra Viezzer, Zëvëndës Drejtuese e njësisë për Bashkëpunim Rajonal dhe Programet të Ballkanit Përëndimor në Komisionin Europian (DG NEAR).

Përsa i përket Shqipërisë, në lidhje me shqyrtimin e temave të lartpërmendura, 84% e njerëzve besojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë dhe 40% e të pyeturve besojnë se brenda 2025 Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian.

Gjithashtu, 85% mendojnë se qeveria e tyre duhet të përmirësojë më shumë tregtinë dhe marrëdhëniet e investimeve me Bashkimin Evropian, dhe 49% e njerëzve janë pozitivë ndaj qytetarëve që vijnë nga vendet e tjera për të punuar në Shqipëri.

Në lidhje me çështjet mjedisore, 34% e të anketuarve në Shqipëri mendojnë se ulja e emetimit të CO2 dhe sjellja e tyre në nivelin afër zeros, e cila do të lejojë arritjen e neutralitetit të klimës në BB deri në vitin 2050, është një domosdoshmëri.

Referuar sondazhit vjetor, 56% e njerëzve përdorin shërbimet e qeverisjes elektronike për të marrë dokumentet e tyre personale në internet, të tilla si certifikata e lindjes, shtetësia, etj. Gjithashtu, 61% raportuan kalimin në shërbime online/digjitale gjatë pandemisë Covid-19.

Përveç koronavirusit (62%), më shumë se dy të tretat (69%) e shqiptarëve e shihnin papunësinë çështjen më shqetësuese. Ndërsa shqetësimi për kujdesin shëndetësor ishte 38%.

Përveç Majlina Bregut dhe Alessandra Viezzer, në panel gjithashtu ishin edhe: Jim O’Brien, Këshilltar i Lartë i Iniciativës për Ardhmërinë e Evropës në Këshillin Atlantik;  Corina Stratulat, Kryetare e Programit / Analiste në Qendrën e Politikave Evropiane; Branimir Jovanovic, Ekonomist në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Vjenës; Gentian Elezi, Konsulent i RCC për edicionin Ballkan Barometer 2021 nga Qendra Shqiptare për Konkurrencën dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT).

Paneli diskutoi për mënyrën sesi njerëzit dhe bizneset në Shqipëri, Bonje Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi, mendonin mbi situatën në rajonin tonë.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor mbështesin bashkëpunimin rajonal, 77% e tyre janë dakort se kjo mund të kontribuojë në një situatë më të mirë politike, ekonomike si dhe të sigurisë në ekonominë e tyre dhe 62% e konsiderojnë anëtarësimin në BE si diçka të mirë për ekonomitë e tyre. Ende 49% mendojnë se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballet ekonomia e tyre, krahasuar me 45% në vitin të kaluar. Të rinjtë gjithashtu dakordësohen, ku 63% e tyre konsiderojnë se mundësitë e papërshtatshme të punësimit janë problemi më i madh. Sipas sipërmarrësve, 72% perceptojnë BE-në si bashkësinë më të preferuar për të bërë tregti dhe 48% thanë se marrëveshja e re e roaming i ndihmoi ata të kursenin para.

Barometri Ballkanik i përgatitur nga RCC dhe financuar nga Bashkimi Europian, zhvillohet që prej vitit 2014 nga një agjenci e pavaruar me të dhëna nga më tepër se 6,000 qytetarë dhe 1,200 sipërmarrje në të gjithë rajonin. Ndërsa ky është vitit i dytë radhazi ku përfshihen tema që lidhen me situatën e vështirë rajonale të shkaktuar nga COVID-19./albeu.com


Shtuar 24.06.2021 13:59