Bardhi zbulon se çfarë tha Altin Dumani për Ahmetajn: Tentoi të prishte provat, intimidoi dëshmitarët

Gazment Bradhi citoi sot në Kuvend fjalët që kreu i SPAK-ut, Altin Dumani tha në Mbledhjen e Mandateve për Arben Ahmetajn.

Sipas Bardhit, Dumani ka thënë se javën e fundit, Ahmetaj ka tentuar të prishë provat që e çojnë drejt arrestimit dhe se ka intimiduar  dëshmitarët me fuqinë që i jepte statusi i deputetit.

Gazment Bardhi: Edi Rama të të vijë turp. Zonja kryetare ju dhe një anëtar e Këshillit të mandateve jemi dëshmitar që SPAK gjatë kësaj jave ka tentuar të intimidojë dëshmitarë, të prishë prova, ju po bëheni bashkëpunëtorë që të prishë provat, të negociojë me Ramën të fshehur prova. Në keni shprehur vullnet për ti hequr mandatin, s’ka asnjë arsye për ti hequr mandatin. Është ajo që tha dumani në mbledhje, prej një jave Arben Ahmetaj me fuqinë e rij si deputet, ish ministri, ish zv.kryeministri, ka intimiduar dhe ka tentuar të prishë prova dh eprok kërkon arrestimin të menjëherë për të shmangur prishjen e provave. Këta zotërinj duan ekzatësisht këtë. Ti japin kohë Ahmetajt të prishë prova, të negociojë me Ramën. Të vijë Rama të tregojë ca ka folme Ahmetajn, si po shkojnë negociatat e dorëzimit të kontrolluar.

/albeu.com/


Shtuar 13.07.2023 11:18