Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin sot për herë të parë aps dy viteve, u bashkuan në një mbledhje të përbashkët me deputetët e Rithemelimit të Sali Berishës në selinë e Partisë Demokratike.
Nuk kishin si t’i shpëtonin syrit të medias deputetët që morën pjesë, por më shumë ata që nuk ishin të pranishëm.
Në këtë mbledhje mungonin Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho për arsye shëndetësore dhe Saimir Korreshi i cili ndodhet në Francë.
Ndërkohë mungesa pa “arsye” mund të konsiderohen ajo e Emilja Koliqit dhe e Ferdinand Xhaferajt. Ndërsa për Koliqin nuk ka informacion se ku ka qenë gjatë kohës që deputetët e Bardhit dhe Berishës diskutonin për bashkimin mes tyre, Ferdinand Xhaferaj është parë duke pirë kafe në “Hotel Rogner”.