Bardhi kërkesë Nikollës: Të shpallet i pavlefshëm votimi i seancës së kaluar

Këtë të enjte, mbledhja e Kuvendit ka nisur në normalitet. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi nga Kuvendi që të shpalleshin të pavlefshme, të gjitha votimet që janë bërë gjatë seancës së kaluar.

Ai tha se nuk ishte plotësuar kuorumi, pasi nga 71 deputetë që duhet të ishin, në sallë ishin vetëm 65.

“Nga përmbajtja e procesverbalit në faqen 3 drejtuesja e seancës në seancën e kaluar ka verifikuar kuorumin dhe rezulton se janë 65 deputetë prezentë. Në emër të PD-së ju jam drejtuar që të shpallni pavlefshmërinë e votimit të seancës së kaluar, në përputhje me ligjin. Sipas kuorumit do të duhet të jenë 71 deputetë”, tha Bardhi. Ndërkohë Nikolla i tha se ende nuk është marrë një vendim nga Sekretariati i Kuvendit.


Shtuar 21.03.2024 10:20