Bardhi insiston që PD të votojë ndryshimet në Komisionin për Reformën Zgjedhore! Çuçi: Të shtyjmë afatin fillimisht

Gazment Bardhi ka kërkuar ditën e sotme në Kuvend që të miratohet vendimi për ringritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Bardhi kërkoi që sot të kryhet votimi për ndryshimin e komisionit për Reformën Zgjedhore.

Bardhi: Përbërja e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Na rezulton se e kanë lënë Reformën Zgjedhore në heshtje. Komisioni ka harruar të zgjidhet dhe kanë mbetur deputetë që kanë dorëzuar mandatin. Grida Duma ka lënë mandatin dhe është në punën e vet. Për ta bërë efikas komisionin kemi vendosur që të nisim punën. Nëse po i zgjasni afatin, mund ta lini opozitën pa komision. Duhet të plotësohet ekipi i komisionit për Reformën Zgjedhore. S’keni pse ndërhyni!

Por kreu i grupit të PS-së, propozoi që të shtyhet fillimisht afati për Reformën Zgjedhore.

Çuçi: Ka një nevojë të menjëhershme të fillojë komisioni për Reformën Zgjedhore. Kemi detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga GJK në lidhje me elementë të rëndësishme të Kodit zgjedhor. Është një komision ndoshta nga më të rëndësishmit. Shpresoj që edhe kolegët të kenë durimin dhe të japin konsensusin dhe të ulen pa paragjykime në mënyrë q ëtë bëjnë më të mirën për Shqipërinë. Nuk jemi ne ata që i zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në Komision. Asnjë veprim duke nisur që nga kryetarja e Kuvendit, nuk ka adresuar këtë gjë. Meqë kemi një vendim për shtyrjen e afatit të komisionit, nga pikëpamja procedurale ta shtyjmë sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse, pasi edhe ne kemi nevojë të bëjmë ndryshime.

Bardhi nga ana e tij insistoi, se pas votimit për zgjatjen e afatit, të kryhet edhe votimi për ndryshimin e Komisionit të PD-së për Reformën Zgjedhore.

Bardhi: Ju mund të ndryshoni çdo emër që dëshironi, kjo s’na pengon edhe pas miratimit të përbërjes. Unë gjykoj që sa kohë komisionit i mbaron afati. Kishim mundësinë të zgjeronim objektin e komisionit duke përfshirë raportin e OSBE për 14 majin, ju gjykuat që kjo është një çështje që diskutohet në komision dhe s’ka nevojë për ndërhyrje. Sot të miratohet ndryshimi i opozitës, s’kemi pse ju presim ju, ne kemi vendosur do bëjmë ndryshime për ekipin e opozitës. Kur ju të dëshironi ne jemi dakord të ndryshoni kë ju të çmoni brenda komisionit të reformës zgjedhore. Kërkoj të miratohet sot bashkë me zgjatjen e afatit./Albeu.com


Shtuar 21.09.2023 11:14