Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, me një postim në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili tha sot në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në njësinë 7, se PD është një “hale” dhe jo parti.
Bardhi e nis duke thënë se ka një përgjigje të detyruar “për Kryeministrin e m*tit”.
Të lidhura
Sipas tij mbi 500 mijë votues nuk janë hale, por qytetarë që e dinë se vidhen çdo ditë. Më tej u shpreh se Rama përdor gjuhë urrejtjeje dhe jo gjuhë politike, duke shtuar se kryeministri e ka kokën në m*t dhe po qelb Shqipërinë.
Postimi i Bardhit në facebook:
Një përgjigje e detyruar për Kryeministrin e💩
Mbi 500 mijë votues nuk janë “hale”. Janë qytetarë që e dinë se në krye të qeverisë është dikush që i vjedh çdo ditë.
Kjo e Edi Ramës nuk është gjuhë politike, është urrejtje, për të cilën kam vetëm neveri.
Por për dikë që e ka kokën në 💩 nga korrupsioni dhe po qelb Shqipërinë, gjithçka dhe kushdo i duket hale. Turp!

