Bardhi i lexoi emrin, delegati i Krujës: S’kam qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit

Njëri prej delegatëve të Partisë Demokratike në Krujë Ilir Dervishi denoncoi sot se nuk ka marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit.

Në një mesazh të publikuar në Facebook, Dervishi thotë se atë datë ka qenë pjesë e komisionit të mbajtjes së referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i PD-së.

Denoncimi i tij vjen pasi sekretari i PD-së Gazment Bardhi lexoi sot emrat e delegatëve demokratë që morën pjesën në Kuvendin e 18 dhjetorit, ku mes tyre u lexua dhe emri i Ilir Dervishit.

POSTIMI I ILIR DERVISHI:

Sqarim për demokratët e Krujës dhe të gjithë miqtë e mi..!

Sot nga selia e Partisë Demokratike më është përmendur emri nga dy deputetë si pjesëmarrës në mitingun e datës 18 dhjetor.

Dua të sqaroj se unë kam marrë pjesë në të vetmin kuvend legjitim, atë të 11 dhjetorit i thirrur nga delegatët, dhe me 18 dhjetor kam qenë pjesë e proçesit të referendumit në grupin e punës së degës së Krujës.

Ngjashmëria ime e emrit me një funksionar tjetër të PD nuk ka të bëjë me mua si individ, dhe dua të përgënjështroj përdorimin e emrit tim, përkushtimi im është në zbatim të vullnetit të demokratëve krutanë dhe shqiptarë për një PD.

 


Shtuar 20.12.2021 22:55