Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, se dërgimi i çështjes së Xhaçkës sërish në Gjykatën Kushtetuese i shërben Ramës.
Nga dera e Kushtetueses ku dorëzoi padinë e firmosur nga 44 deputetët e opozitës, Bardhi hodhi akuza ndaj Bashës se një bashkëpunëtor i tij që ka miqësi me Xhaçkën, ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që mos të firmosë.
“Çdo deputet i opozitës ka patur detyrë ta ndjekë këtë çështje deri në fund. Ju keni ndonjë dyshim që Nebiaj, Tase apo me radhë nuk janë deputetë opozitarë? Janë deputetë opozitarë, do bëjnë gjithmonë opozitë. Basha, individ që i ka hyrë në qef të flasë me vete. Kam parë që i shkon ky model. Basha s’ka firmosur as herën e parë, arsyet i di mirë. S’ka pranuar të firmosë edhe mocionin. Kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Xhaçkën dhe që i kanë ndërhyrë Bashës për të mos firmosur pro
Janë 44 deputetë që kanë firmosur, lajmi nuk është a ka firmosur Ori Nebiaj apo jo? Po ka firmosur. Çdo deputet që e ndjen veten në opozitë, do të bëjë opozitë dhe do t’i shkojë gjërave deri në fund ka firmosur. Çdo kush tjetër që që në nisje ka dashur të marrë në mbrojtje Xhaçkën, ai s’ka firmosur dhe as ka lejuar ata që ka në influencë. Ka firmosur edhe Kryemadhi.
Nuk i përgjigjem askujt që flet me vete, i shkon ky pozicion. E vetmja rrugë për të zgjidhur krizat kushtetuese është kjo derë. Kush do të varrosë çështjet dhe ti bashkohet aksionit të Ramës për t’i dhënë mbrojtje Xhackës, mund të shkojë te byrektorja e Bashës.
Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Xhaçkës që në qershor 2022. Miqësia e një prej bashkëpunëtorëve të tij me Olta Xhaçkën. Poltika nuk është Pazar, aq miqësi, është parim kushtetutshmëri”, tha Bardhi.