Bardh Spahia lë ambientet e SPAK: Nuk isha për çështje që lidhen me krimin e korrupsionin

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Pas daljes nga SPAK, Spahia u shpreh se nuk ka qenë i thirrur për çështje që lidhen me krimin apo korrupsionin, por për diçka tjetër që sipas tij “nuk ka asnjë interes publik”

“Isha për një çështje që nuk lidhet as me krimin as me korrupsionin. Çështje që nuk ka interes publik”, tha ai. Kjo është hera e dytë që Spahia thirret në prokurori.

Me herët ai është kallëzuar në SPAK për shkelje të kryera gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale në kohën, që drejtonte bashkinë e Shkodrës.

Në mars të këtij, Spahia u kallëzua në SPAK bashkë me disa kryebashkiakë të tjerë, për “shpërdorim detyre” në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit.


Shtuar 24.12.2024 11:52