Bardh Spahia flet për zgjedhjet e 6 marsit: Pse fitorja e PS në Shkodër është e pamundur

Kandidati i grupit të Berishës i cili do të garojë për Shkodrën në zgjedhjet e pjesshme lokale, Bardh Saphia, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Breaking”.

Spahia ka thënë se qeveria duhet të tregohet më e vëmendshme ndaj qytetarëve, jo vetëm për zgjedhje. Dhe, në këtë aspekt, Spahia është shprehur i bindur për fitoren e tij.

“Tentativa për të rimarrë Bashkinë Shkodër vetëm në muajin e zgjedhjeve është e dështuar. Qeveria nuk mund të interesohet vetëm për zgjedhje ndërkohë që nuk ka patur një interes konstant. Në këtë kontekst mendoj se fitorja e PS është krejtësisht e pamundur. Ka patur një farë arrogance dhe lufte nga qeveria qendrore dhe jo pa qëllim e përmend vazhdimisht qëndrimet e institucioneve kryesore në varësi nga qeveri. Atmosfera kundër qeverisë është konstante në Bashkinë e Shkodrës”, tha Spahia./albeu.com


Shtuar 2.02.2022 13:13