Ronald Araujo ka rinovuar kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2026.
Këtë e ka bërë të ditur klubi me një njoftim zyrtar. Mbrojtësi 23-vjeçar ka bërë 39-të paraqitje këtë sezon ku ka shënuar 4 gola.
Barcelona i ka vendosur një klauzolë lirimi tepër të lartë djaloshit, ku kushdo që kërkon të transferojë atë, do të duhet të paguajë 1 miliard euro./ h.ll/albeu.com