Banorja e “BBVK”: Ledri Vula më ka ngacmuar në Snapchat

“Më ka shkruar Ledri në Snapchat. Për bashkëpunim. Pse duhet të flasim në Snapchat për bashkëpunim? Ky është ngacmim.”

Kështu u shpreh Linda Halimi së fundmi në “BBVK” duke pretenduar se Ledri Vula e ka ngacmuar.

Sipas saj ndonëse për bashkëpunim, bisedat në Snapchat konsiderohen ngacmime dhe jo të duhura për biseda pune.

Para disa ditësh, gjatë “Prime” Linda tha gjithashtu se Blero para 12 vitesh ka tentuar të hyjë në një dhomë hoteli me të, pas disa xhirimeve që kishin pasur, akuza që janë mohuar vazhdimisht nga këngëtari.


Shtuar 16.11.2023 13:54