Banorët e Rrjollit sërish në protestë, përplasen me policinë

Banorët e Baks-Rrjollit, vijojnë protestën e tyre për të gjashtën ditë me radhë, duke kundërshtuar me forcë zbatimin e projektit për ndërtimin e një resorti turistik në pronat e tyre.

Ashtu si edhe herë të tjera, protestuesit janë përplasur me policinë, ndërsa kanë deklaruar se nuk do të lejojnë ndërtimin në tokat e tyre.

Për pasojë disa nga protestuesit janë shoqëruar në komisariat.


Shtuar 19.03.2026 13:38