Banorët e Rrjollit kundër ndërtimit të resortit, kërkojnë përgjigje nga Sali Berisha: Mos na thirr vetëm kur ke interesat e tua

Prej ditësh banorët e Rrjollit janë ngritur në protesta ku dhe po kundërshtojnë me forcë ndërtimin e resortit në tokën e tyre. Së fundmi, një prej banorëve ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë ish-kryeministrit Sali Berisha, duke vënë në dukje mungesën e mbështetjes së tij për kauzën e tyre.

Banori thekson se Berisha nuk ka dërguar përfaqësues në protestë dhe nuk ka shprehur një qëndrim mbështetës në publik, duke lënë të hapur dyshimin nëse ka ndikim edhe nga vetë Berisha në këtë çështje.

Ai i kërkon Berishës që të mos i mbështesë vetëm kur ka interesa personale, por të tregojë solidaritet edhe me kërkesat e komunitetit të Rrjollit.

“Nuk dërgoi një përfaqësues të vetin dhe nuk erdhi të na mbështes në grevën tonë. A mos vallë ka dorë edhe Berisha në këtë mes. Nuk e kemi dëgjuar as në lajme që të na dalë zot. I lutem, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona”, ka thënë ai ndër të tjera.


Shtuar 7.02.2026 16:41