Banorët e Lumasit protestë para bashkisë së Kuçovës: Të ndërpritet projekti i ujësjellësit (VIDEO)

Banorët e Lumasit vijojnë protestën e tyre kundër ndërtimit të ujësjellsit që preku burImin e Sinecit. Ata, me pankarta në duar, kanë dalë në protest para bashkisë së Kuçovës.

Në parnkartat e tyre shkruhet: “Oligarku Pëllumb Salillari, në Lumas do të jetë i fundit i grabitjeve të tua”, stop vjedhjes”; “Projekti Hajdari është korruptiv, po vjedh 4.2 milion euro nga xhepat tanë”, etj.

Banorët janë shprehur se, projekti duhet të ndërpritet sepse inspektoriati IKMT Elbasan ka dhënë vendim për të pezulluar punimet, ndërsa firma vazhdon punimet.

Banorët e Lumasit kanë muaj që protestojnë, ata para disa ditësh zhvilluan dhe një grevë urie, për pezullimin e punimeve për ujësjellësin./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 11:34