Banorët e Bërxullës protestë para Hipotekës, futen në godinë dhe kërkojnë takim me Dallëndyshe Bicin

Banorët e Bërxullës janë mbledhur sot në protestë para ambienteve të Hipotekës.

Pas protestës jashtë, ata janë futur në godinë dhe kanë kërkuar të takojnë drejtoreshën e këtij institucioni, Dallëndyshe Bicin.

Ata janë shprehur se duan informacione në lidhje me situatën faktike të pronave të tyre, për tokat dhe banesat.

Banorët prej disa kohësh protestojnë në shenjë kundërshtie për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

 

 


Shtuar 11.04.2023 11:00