Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri, çfarë roli të rëndësishëm do të ketë?

Sot banoret kanë zgjedhur liderin e shtëpisë. Përmes një zarfi të bardhë, ata u lajmëruan se do të votonin për lider dhe në garë ishte grupi që u përzgjodh nga Top Albania Radio.

“Banorë, Top Albania Radio vlerëson përkushtimin dhe angazhimin tuaj gjatë intervistave dhe përzgjedh si më të spikaturit ato të grupit Egli dhe G-Bani. Të gjithë ju duhet të zgjidhni se kë dëshironi të bëni lider mes Eglit, G-Banit, Rizartës, Valbonës, Danjës dhe Shkëlzenit. Vëllai i Madh iu kujton se ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë”, shkruhej në zarfin e bardhë që lexoi Ola.

Rizarta u zgjodh si lidere e kësaj jave dhe direkt nisi me ndarjen e punëve të shtëpisë. Ky rol vjen me një avantazh të rëndësishëm në lojë, e se cfarë do jetë, do zbulohet gjatë Prime-it.


Shtuar 3.03.2025 14:30

Tags: ,