Banorët e lagjës “5 Maj” edhe këtë të enjte ashtu sic e kishin paralajmëruar kanë dalë në protestë para Kuvendit duke bllokuar hyrjen.
Kryeministri Edi Rama ka ardhur dhe është futur mes tyre, e pas një bisede të shkurtër, ka kërkuar 3 prej tyre të shkonin më të që të bisedonin më gjatë.
Njëra prej banoreve ishte “Nënë Liza” dhe dy të tjerë.
Pjesë nga dialogu:
Liza Marku: Jo se jam me tension…atëherë ne nuk jemi tradhëtarë të shtetit…
Edi Rama: A mbarove…
Liza Marku: Qeveria, e di mirë si ka qenë shtëpia ime,
Edi Rama: E do vilë shtëpinë e? Ashtu e
Liza Marku: E kam thënë, ne dalim para pushtetit
Edi Rama: Që të jemi të qartë bashkë sepse të dëgjova me shumë vëmendje
Edi Rama: (vjen mazniku) ky është nënkryetari i bashkisë.
Liza Marku: Përshëndetje
Edi Rama: Ju keni ndërtuar pa leje. Keni zënë tokën e tjetër kujt, por nuk jeni vetëm ju janë shumë njerëz që e kanë bërë këtë gjë. Unë kur isha kryetar bashkie kam thënë që nuk mund të zgjidhet me prishje por me legalizim. U bë u ndryshua, etj, ç’rëndësi ka. Është thënë qartësisht që tëlegalizohet një shtëpi që nuk pengon zhvillimin sepse nuk mund të legalizojmë edhe vendin ku do të bëhet rruga
Liza Marku: Nuk është rrugë
Edi Rama: Do më dëgjosh mua, më dëgjo, rrimë shtrembët flasim drejt. Ju jeni pa leje, shtëpia juaj dhe e atyre që është aty nuk legalizohet, është e palegalizueshme, por ju nuk do të dilni jashtë. S’ju takon asgjë, por ju keni bërë një investim dhe në rrugë ju nuk lëmë. Dakort? Pra çfarë do bëjmë ne> një lagje të re që njerëzit të jetojnë si njerëz jo si kafshë me plehra.
Pjesë nga dialogu:
Rama: Unë jam këtu sepse ju jeni njësoj që të gjithë si qofshi me votë, si pa votë. Jeni të gjithë njësoj. A ka mundësi të më dëgjosh mua se nuk të ka nxjerrë njeri jashtë.
Nënë Liza: Më dëgjo një fjalë se je më i ri
Rama: Ti më kundërshto po duhet që të dish.
Lorena Nikolli: Na kanë dhënë që do të marrim të gjithë…
Rama: A ka mundësi që të më dëgjosh? Se qenke gati për t’u bërë deputete. Do bëjmë atje një lagje të re, model.
Lorena Nikolli: Na pëlqen por jam e përjashtuar.
Rama: Nuk iu kemi asnjë borxh ta keni shumë të qartë. Do i flasësh apo jo? Foli pra *i drejtohet nënë Lizës.
Nënë Liza: Prit se i bëjmë pyetje je.
Rama: Je përballë me shtetin dhe je gabim.
Nënë Liza: Jo nuk jam gabim fare.
Rama: Po më dëgjo mua tani. Po bëhet për njerëz si ti por ai tjetrit i është prishur shtëpia. Do i japim shtëpi në atij. Ka shumë familje në nevojë. Nuk ka shans që t’i lëmë në rrugë. Tani të vimë tek ty. Herë tjetër do kishe dalë jashtë dhe nuk do merrje asgjë. Sot nuk është më ashtu. Ti dhe fëmijët e tu, keni tre kate. 12 dhoma dhe 6 banjo. Ti do marrësh nga ne shtëpi dhe për vete e për djemtë. Ketë kemi për ty merre, nëse jo mos e merr.
/albeu.com