Këtë të hënë, banorët e 4 fshatrave të Vlorës protestojnë para SPAK. Në paditë e tyre ata pretendojnë për shpronësimin e paligjshëm të pronave.
Konkretisht, mësohet se 200 banorë të Tragjasit kanë kallëzuar sot në SPAK, zyrtarë të Qeverisë, biznesmenë dhe persona të tjerë që janë implikuar në tjetërsimin e pronave të tjera, duke rrëmbyer sipërfaqet e tokave në Orikum dhe Tragjas.
KALLËZIMI I PLOTË:
Kërkojmë ndjekjen penale të Këshillit të Ministrave, dhe verifikimeve dhe hetimit penal sipas pretendimeve të kallëzimit për rolin, veprimet dhe mosveprimet institucionale që dyshohet se kanë kontribuar në krijimin, lejimin dhe konsolidimin e një situate të përshkruar në kallëzim si cenim i të drejtave themelore të komunitetit autokton, duke kërkuar vlerësimin penal të elementëve që kallëzuesit i konsiderojnë si në përputhje me nenin 74 të Kodit Penal (krime kundër njerëzimit), nëse këto veprime apo mosveprime institucionale sipas pretendimeve të kallëzimit kanë sjellë pasoja në formën e dëbimit ekonomik, shpronësimit faktik, zhvendosjes së popullsisë, privimit nga mjetet e jetesës dhe shkatërrimit sistematik të infrastrukturës së komunitetit, të cilat dyshohen të jenë kryer në kuadër të një modeli të strukturuar të shpërdorimit të kompetencave publike dhe mbështetjes indirekte të pastrimit të produkteve të veprës penale në kuptimin e nenit 287 të Kodit Penal, gjithmonë në kuadër të vlerësimit të SPAK dhe pa paragjykim mbi fajësinë e askujt.
