Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për 3 muajt e parë të vitit 2025 kredia e re për konsum e dhënë nga sektori bankar, duke përfshirë edhe overdraftet, kishte vlerën e 13,3 miliardë lekëve.
Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, kredia konsumatore u rrit me 27,7 % në 2025, ndërsa huadhënia është orientuar më së shumti drejt monedhës vendase, lekut.
Vlera totale e portofolit të kredisë konsumatore në fund të muajit mars kishte vlerën e 92,3 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 14,7 %.
Sipas BSH-së, në segmentin kryesor të kredisë për individë, atë që financon blerjen e banesave, rritja po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.