Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për përfshirjen e saj në një rast ndërkombëtar korrupsioni.
Zyra e prokurorit të Përgjithshëm e vlerësoi vlerën e krimit në 71 milion franga. Hetimi mbi atë që njihet si “Affari Lava Jato” nisi në vitin 2018, sipas zyrës së prokurorit shtetëror.
Llogaritë në bankë janë përdorur për të marrë dhe transferuar ryshfete nga kompanitë e industrisë së naftës dhe ndërtimit. Fondet dyshohet se janë paguar për drejtues të kompanisë shtetërore braziliane të naftës, “Petrobras”.
“Petrobras” gjithashtu kishte llogari në ish-bankën private zvicerane “Sarasin”, e cila ka qenë pjesë e “Brazilian Safra” për më shumë se 10 vjet. “Këto shkelje kanë minuar integritetin e qendrës financiare zvicerane,” tha sot zyra e prokurorit të Përgjithshëm.