Panorama.al ka siguruar pamjet nga banesa në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, e cila është rrethuar prej disa orësh nga RENEA dhe forca të shumta policie, pasi në brendësi të saj ndodhen dy persona të armatosur me rrezikshmëri të lartë.
Burime bëjnë me dije se dy personat në fjalë refuzojnë të dorëzohen.
Ndërkohë që kërcënojnë se do të qëllojnë me armë. Njëri prej tyre, 24-vjeçari Julian Cumraku bën thirrje “Allahu Ekber”
Banesa është në pronësi të Mhill Jakut. Njëri nga dy të armatosurit që ndodhet brenda banesës dyshohet se është nip i tij, i identifikuari si Julian Cumraku, 24. Personi tjetër nuk është identifikuar ende.


Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.
Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.

