Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët në fshatin Lekël të Tepelenës. Mësohet se flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëmë të shumta në bimësi por edhe në banesa.

Nuk dihet ende një numër i saktë i banesave të djegura ndërsa raportohet se flakët kanë djegur tre stane. Zjarrit nuk i ka shpëtuar as kisha ortodokse “Shën Ilia”, e cila është monument kulture.

Situata u përshkallëzua pas shpërthimit të dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mësohet se ato janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrit. Kjo situatë alarmante ka sjellë që të kryhet evakuimi i banorëve në fshatrat Lekël dhe Hormovë. Një viktimë është regjistruar sot në Gramsh nga zjarret të cilat në të gjithë vendin kanë marrë “pushtetin” edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës të cilat kanë qenë në favor të tyre.


Shtuar 12.08.2025 21:27