Bamir Topi flet pas daljes nga SPAK

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar për mediat pas daljes së tij nga SPAK, ku u pyet për çështjen e ’21 Janarit’.

Ai kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për të mos zbuluar detaje nga çështja, pasi është procedurë e sekretit hetimor.

“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam fillur vazhdimisht për ‘21 janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është process nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, tha ai.


Shtuar 9.12.2025 11:45