Balluku: Së fundmi, nuk ka pasur sulme kibernetike ruse apo serbe

Ministrja e Belinda Balluku nuk ka folur vetëm për çmimin e energjisë, i cili do të mbetet i pandryshueshëm për konsumatorët, por ka folur edhe për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje Balluku u shpreh se nuk ka të dhëna për struktura të tjera veç atyre që janë bërë të ditura.

Po ashtu, zv/kryeministrja theksoi se sulmet kibernetike sot janë një normalitet dhe për këtë “mund të pyesni bankat apo telefonitë celulare.”

Balluku: Sulme të tjera, ne kemi një vendim që e kemi shpërndarë në të gjitha analizat që kanë dalë dhe kemi thënë se  nga cila strukturë ka ardhur sulmi, nuk kemi indicie të tjera. Sulmet kibernetike sot janë kthyer në normalitet, po të flisni me një drejtues banke do u thotë sa herë në ditë ka sulme sistemi tyre./alebu.com