“Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik”/ Klodiana Lala: Ka akuzë të rëndë për 50 mln euro të zhdukura

Gazetarja Klodiana Lala ishte këtë mbrëmje në emisionin “Log” teksa fillimisht foli mbi dosjen e nxehtë në SPAK të zv.kryeministres Belinda Balluku. Lala thekson se Balluku po qëndron në detyrë jashtë çdo kriteri moral dhe juridik.

“Mendoj se çështja kryesore do jetë zonja Balluku. Është një zv.kryeministre. në detyrë që po qëndron jashtë çdo kriteri moral dhe juridik. Ka një akuzë të rëndë për 50 mln euro të zhdukura. Ka mesazh kompromentues që duhet të evidentohen.”

Më tej Lala, foli mbi thirrjen e Berishës në SPAK për 21 janarin. Berisha do duhej të japë shpjegime si person në dijeni për 4 vrasjet në protestën e 21 janarit 2011.

“Berisha ka një fletëthirrje si person në dijeni për 21 janarin. Ka qenë kryeministër në detyrë kur ka ndodhur ngjarja. Demonstrata u thirr nga Edi Rama kryetar i opozitës. Doli një video e Dritan Priftit ku shfaqej Meta për një çështje parash me të cilën Metra doli i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Me këtë video u thirr dhe protesta e 21 janarit. Zoti Berisha do duhet të japë shpjegime për çfarë ndodhi brenda godinës së kryeministrisë.

Kush e urdhëroi gardën të qëllojë mbi protestuesit dhe qytetarët më 21 janar. Është thirrur si person në dijeni. Ajo çka pasoi pas 21 janari, grupi i prokurorëve në atë kohë, nuk zbatoi urdhrat për ndalimin e zinxhirtit e krerëve të gardës së republikës. Berisha do duhet të japë urdhër pse nuk u zbatuan urdhrat. I mbajti gardistët brenda kryeministrisë. Prokuroria nuk hynte në ambientet e kryeministrisë. U fshi serveri, u zhdukën pamjet filmike.”


Shtuar 10.11.2025 21:38

Tags: ,