Sali Berisha: Balluku nuk shkarkohet dhe as jep dorëheqjen, Ilir Meta u largua nga zv.kryeministër pa ardhur kërkesa për hetim, Lulzim Basha dorëzoi…

Këtë të premte, në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është ndalur sërish në çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar si zv kryeministre dhe ministre për aferat e saj korruptive me Tunelin e Llogarase dhe Unazën e Madhe.

Berisha solli paralelizmat me kohën kur ka drejtuar ai qeverinë.

Gjithashtu, Berisha tha se Ilir Meta dha dorëheqjen nga posti i zv.kryeministrit për një video të montuar, ndërsa Balluku tha Berisha as dorëhiqet dhe as shkarkohet.

“Në fillim të janarit 2011 pas një video të publikuar të manipuluar, ku akuzonin në mënyrë fallso Ilir Metën për një ryshfet që nuk ishte kurrë i tillë, Ilir Meta pa ardhur kërkesa nga Prokuroria për hetim për imunitetin ka dhënë dorëheqjen nga zv kryeministër dhe ka hequr dorë nga imuniteti. Në atë kohë Prokurore ishte Ina Rama dhe në rastin tjetër para Ilir Metës, Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen dhe heqjen e imuniteti, Lulzim Basha ka dorëzuar imunitetin. Ndërsa Lubi Balluku as nuk jep dorëheqjen dhe as shkarkohet, sic shkarkova unë Ilir Rusmailin”, tha Sali Berisha.


Shtuar 12.12.2025 13:32