Balluku në hetim, Klodiana Lala: Telefoni i Evis Berberit krijoi bindjen e prokurorëve të SPAK! Kontrolle janë ushtruar edhe te disa bashkëpunëtore të saj

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje mbrëmjen e sotme në Log. News24 lidhur me hetimin që po kryhet nga SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Lala theksoi se ishte telefoni i ish-drejtorit të ARRSH Evis Berberi, krijoi bindjen e prokurorvë te SPAK për të vënë në hetim Belinda Balluku.

Sipas Lalës, Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Klodiana Lala: Kam pasur një sinjalizim. 4 ditë më parë se të bëhej publik se Balluku ishte marrë në hetim. Dhe më pas më duhej të siguroja të dhëna konkrete për detaje të fletë thirrjes.

Në 2024, në mars SPAK me vendim të gjykatës arrestoi Evis Berberi. Qeveria u përpoq ta trajtonte si një ish-drejto të ARRSH. Urdhri i arrestit kishte dalë para se të jepte dorëheqjen. Atë natë gjatë kontrollit janë gjetur disa celularë të përdorur më herët dhe telefoni i bashkëshortes. Nga këqyrja kanë dalë të dhëna dhe rasti ku del i implikuar zonja Balluku, disa biznesmenë dhe përfshirë dhe Benet Beci. Nga komunikimet e zotit Berberit dhe bashkëshortes së tij që punonte me zotin Beci.

Kur dolën komunikimet për paracaktimit e tenderit të Llogarasë. Tenderi për supervizimin. Ka të tjerë të pandehur me herët, Gentian Gjyli, disa funksionarë. Tenderi ka qenë i paracaktuar. Kam disponuar disa nga dëshmitë. Në kuadër të të dhënave, prokuroria ka ushtruar kontroll te disa bashkëpunëtore te ngushtë të saj. Kur u krijua bindjen, e njoftoi të martën se duhet të paraqitet të hënën e 27 tetorit me avokatin. Mund të ndodhë që gjatë hetimit lehtësim apo rëndim të situatës. Dhe do i komunikohet akuza. Balluku në informacionet meqë nuk u paraqit ka dorëzuar një shkresë SPAK, ka lënë dhe datën kurdo përballet me prokurorët e posaçëm.


Shtuar 27.10.2025 21:29

Tags: ,