E pandehur nga SPAK, por Balluku është ende në detyrë/ Lefter Maliqi: “Tuneli i Palloshit” 50 milionë euro dhe nuk ka reagim

Gjatë një interviste për News24, Lefter Maliqi shpreht se situata në Partinë Socialiste, nuk është e qetë dhe se lufta brenda llojit është bërë shumë e rrezikshme.

Maliqi u ndal te figurat që, sipas tij, priteshin të merrnin drejtimin e PS-së pas Edi Ramës, por që më pas përfunduan në burg, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjithashtu, ii përmendi zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila vijon detyrën pavarësisht se është marrë e pandehur nga SPAK, për çështjen e tenderave të lidhur me tunelin e Llogarasë.

“Këtu është bërë baltë çdo gjë. Tuneli i palloshit 50 mln euro dhe nuk ka reagim. Edhe socialistët e kanë kuptuar dhe duan rrotacion politik por po presin opozitën. Tahiri, ish-ministri që mbushi me drogë Shqipërinë me urdhër të Ramës u fut në burg, njëjtë edhe Veliaj.

Na doli një “zonjë e hekurt” që u mor e pandehur nga SPAK dhe vazhdon e qetë detyrën. I thotë palloshit të gjatë vërtetë jam femër por jam dhe burrë dhe I ka bërë presion të drejtë për drejtë që nuk më shkarkon dot.

Pakënaqësi masive brenda PS dhe luftë brenda llojit. Duhet protesta të fuqishme nga PD”, shprehet Maliqi.


Shtuar 9.11.2025 12:29