Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot një nga vendimet e miratuara gjatë mbledhjes së qeverisë.
Balluku bëri me dije se qeveria miratoi projektiligjin për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë.
“Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë midis të dy vendeve. Sipas FSHZH, rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50. Kemi nisur punën që projektimi dhe gjithçka tjetër të kryeh nga FSHZH sa më shpejt. Sot kemi kaluar edhe akte të tjera në fushën e energjisë”, tha Balluku.
albeu.com/