Balluku kërkesë në GJKKO për shuarjen e masës së sigurisë për pezullimin nga detyra: S’jam më në funksionet e zv.kryeministres dhe ministres

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka paraqitur një kërkesë pranë Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.

Sipas kërkesës, masa e sigurisë duhet të shuhet pasi, sipas Ballukut, objekti i masës nuk ekziston më dhe ajo nuk ndodhet në të njëjtën funksion si kur u vendos masa.

Kërkesa argumenton se pezullimi nuk ka më bazë ligjore, duke kërkuar rivlerësimin dhe heqjen e tij nga GJKKO.

Aktualisht, gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën dhe të vendosë mbi vazhdimin ose shuarjen e masës së sigurisë.


Shtuar 13.03.2026 13:20

Tags: ,