Prej disa ditësh rajoni i Ballkanit është përfshirë nga moti i keq, i cili ka shkaktuar edhe viktima. Në Bullgari dhe në Greqi ka patur mbi 13 viktima gjatë ditëve të fundit.
ndërkohë që situata e rëndë ka qenë edhe në Turqi, ku dhe atje për shkak të motit të keq ka patur përmbytje dhe viktima.
Ndërkohë që në Shqipëri situata është ndryshe, ku përgjatë ditëve të fundit ka mbizotëruar mot i kthjellët me temperatura mbi mesataren për periudhën në të cilën ndodhemi.
Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore në lindje gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu në formën e pikave, të izoluara dhe afatshkurtra në relievet e larta malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive me shpejtësi hera-herës 10-14 m/s.
Temperaturat e regjistruara:
në zonat malore 14 deri 32°C
në zonat e ulëta 15 deri 36°C
në zonat bregdetare 17 deri 35°C