“Ballkani Perëndimor merr shumë pak fonde, duhet të ndryshojë diçka”, Rama: Nuk po vrapojmë të jemi pjesë e BE-së

Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bratislavë të Sllovakisë. Ai ka marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi Ballkanin “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Rama foli për fondet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr nga Bashkimi Europian të cilat sipas tij janë 11 herë më të vogla sesa ato që jepen nga BE për vendet e Evropës Juglindore.

Rama: Më lini ta nis me atë çfarë ndodhi në Europë dhe BE në përgjigjie të krizës së madhe që goditi Europën por që na goditi edhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të jashtëzakonshëm midis shteteve anëtare të BE dhe mes nesh, vendeve të Ballkanit Perëndimor Mes 2020 dhe 2021 mes disa paketave shumë të mëdha, BE dha 47.5 miliardë euro për shtetet anëtare. Ndërkohë që për ne u dha 1 miliardë për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave 500 milionë në grante.  Këto ishin rishpërndarje e fondeve të IPA-s. Pra ajo që duhet të merrnim nga IPA për projekte të caktuara u rikonjektuan.  Nuk po them se nuk ishte diçka e mirë por them që ishte një rishpërndarje. Pika e dytë që dua të përmend se dhënia e granteve nga BE për vendet e Europës juglindore do jetë 11 herë më e madhe se ajo që u dha për Ballkanin Perëndimor.  Nga fondet e IPA-s marrim 90% ndihmë teknike dhe 10% investime.

I pyetur nëse BE pret që të marrë më shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Rama tha se duhet të jemi të hapur, të sinqertë dhe të diskutojmë çështjet reale.

Rama: Ajo që kemi kaluar derisa u celën diskutimet për anëtarësim ishte një proces neurotik. Ndërkohë që ne ishim të gatshëm të nisnim diskutimet, kishte zgjedhje në një vend tjetër,,etj.. në vend që ne të nisnim diskutimet, Këhsilli Evropian ka një logjikë krejt ndryshe. Nuk ka rëndësi nëse ke përmbushur detyrimet për të celur bisedimet për naëtarësim. Pra nëse ka zgjehdje në një vend nuk e merr. Ajo që na është thënë “duhet të bëni më shumë për korrupsionin, për këtë, për atë.” Jo ne kemi bërë atë që na është thënë. Më mirë të na thoë “nuk mund të nisim diskutimet me ju sepse kemi disa probleme tonat.” Ne nuk po vrapojmë që të bëhemi pjesë e BE./Albeu.com/


Shtuar 31.05.2023 11:04