“Ballkani i Hapur” ka “nervozuar” kryeministrin Rama gjatë vizitës së tij në Malin e Zi. Edhe pse ai u përgjigj më herët nëse kishte hequr dorë nga “Ballkani i Hapurt”, gazetarët vijuan ta pyesnin sërish për të njëjtën temë.
Rama theksoi dhe një herë se “Ballkani i Hapur” nuk është kompani private e tij dhe as nuk e hapi as nuk e mbylli ai, por thjesht dha opinionin e tij në lidhje me këtë proces. Rama theksoi se është e rëndësishme që të fokusohen në Procesin e Berlinit.
Rama: Unë direkt e dhashë përgjigjen po prap ju nuk doni ta dëgjoni. Ju e doni o brenda o jashtë. Po mund të jesh dhe brenda dhe jashtë. Nuk është një kompani që e kam hapur unë, unë thjehst dhashë opinionin tim, por duhet t’i ballafaqojmë me të tjerët dhe të shkojmë përpara. Është një nismë komplementare. Ka 72 nisma të tjera në këtë rajon, 72 janë shpikur. Edhe unë jam llahtarisur kur kam dëgjuar numrin. Askush nuk merret me to, merren me “Ballkanin e Hapur.”
Ne duhet të hapim gjëra të reja, jo të mbyllim ato që me zor janë hapur. Ne duhet të fokusohemi te Procesi i Berlinit. Po “Ballkani i hapur” përshembull ka hapur panairin e verërave, ta mbyllim tani? Si thoni ju? Kjo a e mbylle a e hape…unë kam mbyllur njëo opinion timin. Ballkanin e Hapur as e hapa vetë, as e mbylla vetë.
Në fund Rama theksoi se “Ballkani i Hapur” i ka ndihmuar që të afrohen me njëri-tjetrin.
/Albeu.com/