Nga fjala e z. Klevis Balliu në protestën që po zhvillohet para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit.
Balliu: “Është ky pushtet, që me largimin e qytetarëve, ata që kanë mbetur, kërkon t’i mbysë me ndotje. Ai keni parë lajmet sesi njëmijë tonë mbetje toksike ikin dhe vijnë, ikin dhe vijnë në Shqipërinë tonë?! A e dini kush i sjell dhe kush i çon?!
I sjellin dhe i çojnë bizneset e “këtij” (tregon nga institucionet) sepse ky e shikon Shqipërinë si një kompani personale që mund ta përdorë si kanal toksik për mbetjet e gjithë botës, mjafton që ky të fusë paratë në xhep.
Dhe në gjithë këtë, qoftë për Erion Veliajn, qoftë për Belinda Ballukun, qoftë për Olta Xhaçkën, qoftë për Olsi Ramën, qoftë për Edi Ramën dhe gjithë hajdutët pseudo deputetë që rrinë në parlamentin e PS, ata hajdutë që i bëjnë fresk ministrit të tyre, kryetarit të tyre sepse marrin ndonjë kacidhe, ata të gjithë duhet të ishin në burg.
Por jo, nuk shkojnë në burg, sepse ata kanë marrë një “licensë” që t’ju vjedhin ju, të vjedhin qytetin tonë, që të vjedhin Shqipërinë tonë dhe kush ua jep atë licencë?!
Dum-Dumani!!! Dumani u jep “licencën” këtyre që të vjedhin!”