Përmes një postim në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka uruar për emërimin në detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdarin, duke e cilësuar një përgjegjësi të rëndësishme në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Balla theksoi se prefekti ka një rol kyç si përfaqësues i në nivel qarku dhe si garant i zbatimit të ligjshmërisë nga organet e pushtetit vendor.
Ai vlerësoi gjithashtu, rëndësinë e Tiranës si zemra administrative, politike dhe ekonomike e vendit, që sipas tij kërkon përkushtim, integritet dhe vendimmarrje të drejtë në zbatim të ligjit.
“Jam i bindur se me profesionalizëm dhe përgjegjësi Shkëlqim Hajdari do ta përmbushë me dinjitet këtë mision në shërbim të komunitetit”, u shpreh Balla, duke i uruar suksese në detyrën e re.
