Balla përplaset me Mediun: Shko jep hesap para drejtësisë, ke 20 vite që na bën si përfaqësues i amerikanëve

Këtë të enjte, seanca parlamentare është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me deklaratat e ambasadës amerikane se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”.

Kryetari i Grupit Parlamentar te PS, Taulant Balla, teksa iu përgjigj opozitës, pati edhe një moment tensioni me deputeti Fatmir Mediu, të cilit i tha se duhet të japë hesap para drejtësisë, pasi ka vrarë 26 persona në Gërdec.

Të lidhura

None found

“Jep hesap para drejtësisë, mos më hajde këtu fare! Ti shko jep hesap para drejtësisë ke vrarë 26 veta. Na bën si përfaqësues i amerikanëve ka 20 vjet. Mjaft na bërë sikur je përfaqësues i kongresit”, iu drejtua Balla, Mediut.

Ndërsa Mediu dëgjohet të thotë, “boll o boll”.

Balla tha se opozita po e kthen këtë deklaratë në çështje politike, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë shqetësim real nga institucionet.

Më herët, Fatmir Mediu kërkoi që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në lidhje me rrezikun e mundshëm që Shqipëria mund të ketë nga Irani, ashtu siç deklaroi ambasada amerikane.

 


Shtuar 2.04.2026 10:53