Balla paralajmëroi zgjedhjen e Avokatit të Popullit, flet Berisha: Le ta marrin Rama i pangopur, Peleshit i ka dhënë zoti mbiemrin që meriton…

Ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për përpjekje për të kapur edhe institucionin e fundit që, sipas tij, ka funksionuar në marrëveshje me opozitën, Avokatin e Popullit.

Si përgjigje ndaj deklaratës së Ballës, i cili tha se opozita nuk mund të mbajë më peng zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Berisha u shpreh se propozimi i tyre është Besim Ndregjoni dhe se Parlamenti duhet ta hedhë në votim.

“Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë patur në një ujdi me opozitën, duan ta marrin le ta marrin. Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt që nuk do na imponojë të votojmë kandidatët që nuk e meritojnë.

Ne kemi një avokat të ri të popullit nga Shoqëria Civile, Besim Ndregjoni është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politik. Kandidatura e tij erdhi për votim në Parlament. Niko Peleshi, zoti i ka dhënë mbiemrin që e meriton…tha ja ta diskutojmë. Çfarë bënë? Nuk e hodhën në votim. Kështu që në ligjin e Parlamentit zoti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. Do ta marrin edhe avokatin? Le ta marrin. Por rregulli ka qenë që është propozim i opozitës”, u shpreh Berisha.


Shtuar 13.10.2025 13:53