Ditën e sotme, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në aktivitetin për kreditë me zero interes për punonjësit e Policisë së Shtetit, ushtarakët dhe personelin mjekësor, u shpreh se të gjitha pagesat e prapambetura të ushqimeve për Policinë e Shtetit për këtë vit, do të likuidohen këtë muaj.
Balla tha se është marrë vendimi.
Mes të tjerash, Balla theksoi se do të mbyllen 100 kreditë e para me interes zero për policinë, ndërsa shtoi se për këtë kategori do të ketë dhe rritje pagash.