Balla: Dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore

Një nga objektivat e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, për vitin 2024, është dhuna me bazë gjinore .

“Dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbrotje të veçantë viktimave të dhunës. Janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga. Të tjerët prokuroria e gjykata ka vendosur të procedohen në gjëndje të lirë”.

Balla e quajti “të papranueshme”. 

“Kjo është situatë epapranueshme. Nuk mjafton vetëm policia e shtetit duhet ndërgjegjësim për të parandaluar dhunën në familje”, u shpreh ai.


Shtuar 4.01.2024 12:45