Bajrami: Pas arrestimit të Dumanit ka tradhëti, mund të jetë një i afërm i tij

Gazetari Armand Bajrami ka deklaruar se arrestimi i Nuredin Dumanit të ketë ardhur pas tradhëtisë së një ose disa personave të afërt të tij.

Ai u shpreh se nuk ka informacion të saktë rreth emrit konkret që mund ta ketë tradhëtuar Dumanin, por sipas tij, kjo është pista më e mundshme.

Kujtojmë se arrestimi i Dumanit ndodhi në banesën që ai kishte marrë me qera në qytetin e Fierit dhe gjatë momentit të arrestimit, ai kishte edhe një plumb në shtyllën kurrizore.

Kujtojmë se Dumani bashkëjetonte me një shtetase të huaj, identiteti i të cilës nuk është bërë publin nga policia./albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 22:47