Bajram Begaj takohet me ambasadorin e Sulltanatit tё Omanit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u takua sot me ambasadorin e Sulltanatit tё Omanit, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said.

Begaj pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadorit të Sulltanatit tё Omanit, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said, jo rezident në Shqipëri.

Gjatë takimit, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadorin Sayyid Nazar Al Julanda Majid Alsaid për marrjen e detyrës, duke shprehur besim për një impuls të ri të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Presidenti i Republikës u shpreh, gjithashtu, për ndërmarrjen e nismave që do të nxisin bashkëpunimin dypalësh politik, diplomatik, kulturor e arsimor, veçanërisht ato me fokus ekonomik dhe tregtar.


Shtuar 19.03.2024 15:30