Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot ministrat e qeverisë së re ndërsa i ka përcjellë dekretet edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Ditët në vijim pritet të përmbyllet procedura për emërimin e qeverisë së re. Kuvendi pritet të miratojë përbërjen e qeverisë dhe programin, ndërsa më pas kryeministri dhe ministrat do të betohen në një ceremoni në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë të premten.
Kujtojmë se më 12 shtator, u zhvillua seanca plenare e cila çeli punimet e sesionit të parë të Legjislaturës së XI të Kuvendit të Shqipërisë, ku 135 deputetë u betuan, ndërsa 5 të tjerë nuk ishin të pranishëm.
Në këtë seancë betimi munguan Jozefina Topalli, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi ndërsa Tom Doshi dhe Sabina Jorgo dhanë dorëheqjen, duke i hapur kështu rrugë pasardhësve në listën e hapur të Shkodrës.
Presidenti Begaj dekretoi:
Emërimin e Këshillit të Ministrave;
Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonjën Albana KoçiuMinistër i Punëve të Brendshme;
Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zotin Petrit MalajMinistër i Financave;
Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;
Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;
Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;
Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;
Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.