Babi i Kiarës në Big Brother, Luizi takon për herë të parë vjehrrin

Kiara Tito mbrëmjen e sotme është surprizuar nga babai i saj, i cili kishte ardhur nga Italia.

Ata janë çmallur me njëri-tjetrin, ndërsa i ati i shprehu mbështetjen duke i thënë: “Na ke bërë krenar”.

Më pas babai i Kiarës ka takuar dhe dhëndrin, Luizin.

“E vetmja fjalë që të them është se të kërkoj falje sa herë që e kam mërzitur Kiarën. Do ta dua aq sa e do  ti dhe do ta respektoj”, i tha Luizi.

Ndërsa i ati e falenderoi që i ka ndenjur pranë.


Shtuar 21.02.2023 23:59