Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vizituar pasditen e sotme familjen e cila humbi dy pjesëtarë të saj nga rrjedha e vërshimeve në një përrua në Malësinë e Madhe.
Si pasojë e përmbytjeve humbën jetën babë e bir, Pjetër dhe Jason Rushaj ndërsa shpëtoi mrekullisht vajza.
Berisha ka shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e madhe.
Më herët Berisha u ndal edhe në fshatin Kuç të Shkodrës, në të cilin raportohen dëme të mëdha nga reshjet e dendura të shiut./albeu.com