Babai plagosi vajzën e tij dhe kalimtarin që ndërhyri ta parandalonte, policia zbardh ngjarjen në Durrës (EMRAT)

Këtë të hënë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj, ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare Xhesika Ndoj.

Sipas informacioneve policore, 56-vjeçari ka plagosur dhe një kalimtar të rastit, i cili kishte ndërhyrë në momentin kur Ndoj qëlloi vajzën e tij.

Sakaq, dy të plagosurit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

“Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56-vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24-vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit”, njofton policia.


Shtuar 26.01.2026 11:05