Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si person të zhdukur të djalit të tij.
Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej disa vitesh, ndërsa besohet se për herë të fundit është parë në gusht të vitit 2022.
Babai i tij ka bërë kërkesën pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.
Kërkesa në gjykatë:
Shtetasi Mustafa Martinaj, kërkon pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë shpalljen tëzhdukurtë shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes 6.10.1982, lindur në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
KËRKUES Mustafa Martinaj