Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit.
Konflikti për ujin përfundoi në dhunë fizike. Violeta Muçaku nga Xhyra u dhunua barbarisht nga Agim Facja dhe dy djemtë e tij.
Ajo tregon për mediet se e kanë goditur me lopatë dhe shqelma në bark.
Sipas saj, sherri ka ndodhur për shkak të ujit të pijshëm.
“Shkuam meqë na ka marrë ujin. Më rrahu. Më ra me lopatë dhe me shqelm në bark”, u shpreh e moshuara.
Polica e ka marrë në pyetje të dhunuarën, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/